Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNgrihet aktakuzë për vrasje në tentativë ndaj një personi

Ngrihet aktakuzë për vrasje në tentativë ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.H., për “vrasje në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H., më 23 tetor të këtij viti, në Viti ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin R.E., për shkak të mosmarrëveshjeve verbale që kanë pasur mes vete.

“I pandehuri me mjet të përshtatshëm, me thikë e ka goditur të dëmtuarin në anën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar  lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari B.H., me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit prej 23 tetorit të këtij viti.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT