Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNga një muaj paraburgim ndaj tetë personave për shitje dhe blerje të...

Nga një muaj paraburgim ndaj tetë personave për shitje dhe blerje të armëve apo materialeve plasëse

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj tetë personave me inicialet B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.S., SH.S. dhe N.R.

Në njoftimin e lëshuar nga gjykata thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., I.P., O.B., A.S., T.R., A.B., SH.S., N.R., duke e aprovuar kështu kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Të pandehurve B.H., I.P. dhe O.B. iu është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale I.“Detyrimi” nga neni 328 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe II.“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje  e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31  të KPRK-së, kurse të pandehurve  A.S., T.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje  e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31  të KPRK-së”.

“Të pandehurve A.S., SH.S. dhe N.R. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi ,këmbimi ,ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse” nga neni 364 par.1 lidhur neni 31  të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Mitrovicë. /Klankosova.tv

The post Nga një muaj paraburgim ndaj tetë personave për shitje dhe blerje të armëve apo materialeve plasëse appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT