Topi zyrtar i Kupës së Botës 2026 ka kaluar kufijtë e planetit, duke u bërë pjesë e një eksperimenti të veçantë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).
Astronautët kanë testuar sjelljen e topit në kushte mikrograviteti, me qëllim studimin e ndikimit që balanca dhe shpërndarja e masës kanë në lëvizjen e tij. Eksperimenti është realizuar në bashkëpunim me NASA-n dhe bazohet në hulumtime që synojnë të përmirësojnë teknologjinë e pajisjeve sportive moderne.
Sipas shkencëtarëve, testimet ndihmojnë në kuptimin më të mirë të mënyrës se si komponentët teknologjikë dhe sensorët e integruar ndikojnë në performancën e topit gjatë lojës.
Pamjet e publikuara nga ISS tregojnë topin e Botërorit 2026 duke lundruar në hapësirë, ndërsa astronautët kryejnë pasime dhe goditje simbolike në ambientin pa gravitet.
Ky eksperiment unik bashkon sportin dhe shkencën, duke i dhënë futbollit një dimension krejtësisht të ri dhe duke dëshmuar se edhe loja më e popullarizuar në botë mund të bëhet pjesë e kërkimeve hapësinore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


