Shumë qendra të votimit nuk arritën të hapeshin në kohë nga ora 7 të mëngjesit, kjo pasi komisionerët u vonuan.
Një nga rastet më të spikatura ishte në Qendrën e Votimit në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, andaj kjo kishte shkaktuar vonesa në fillimin e procesit të votimit, raporton Kiks Kosova.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përball në Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe me disa sfida të tjera.
E po e njëjta situatë u raportua edhe në Qendrën më të madhe të votimit në Prizren.
Shumëkush nuk mundi të gjejë vendvotimet e tyre, sidomos qytetarët që votuan me kusht.
Madje, ankesa pati edhe në Malishevë. Aty filloi votimi pa rrymë, por drejtori i shkollës e kishte menaxhuar situatën duke e siguruar një kabllo vazhduese.
E stafit mjekësor që punuan atë ditë, nuk iu kishte mundësuar votimi brenda QKUK-së.
Por, dikujt tjetër po.
Këtë të drejtë e shfrytëzuan banorët e Shtëpisë së të moshuarve në Suharekë, “Jetimat e Ballkanit”.
Atmosferë festive ishte edhe në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Lezeti e harmonia nuk i mungoi asaj dite.
Dikush u duartrokit teksa e hodhi votën në moshën 103 vjeçare.
Si duket, zgjedhjet popullin e gjetën më se të përgatitur, por jo edhe aq ata që bënë krejt organizimin për këtë ditë shumë të rëndësishme.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


