Ndonëse jeton prej vitesh në Danimarkë, gjuha shqipe dhe letërsia mbeten ura më e fortë që e lidh me vendlindjen.
Shkrimtarja, Elhame Gjyrevci vazhdon të pasurojë krijimtarinë e saj duke sjell histori e mesazhe që u flasin brezave të rinj në gjuhën amtare, transmeton Klankosova.tv.
Vetëm një javë më parë, ajo promovoi tri botime të reja, ndërsa sot, në emisionin “Ora Shtatë”, Gjyrevci foli për shkrimet e saja.
“Romani sjell gjitha të mirat për një edukim të mirëfilltë për fëmijët. Nëse fëmijët e marrin dhe e lexojnë këtë vepër, do të mësojnë nga kjo vepër, është libër edukativ, arsimor, psikologjik”, u shpreh ajo në Klan Kosova.


