Zhaklin Lekatari sot ka zgjedhur të flasë për jetën e saj në një piknik me gazetaren e Klan Kosovës, Gentiana Gashi, në emisionin Weekend.
Lekatari ka treguar se një pjesë të jetës ka jetuar në Kosovë për më shumë se gjashtë vite.
“Kryefjala e të 30-ve ka qenë Kosova sepse kam jetuar për gjashtë apo shtatë vite. Kosova ka ndryshuar një mekanizëm tek unë sepse unë vija nga një mentalitet evropianë sepse u gjenda në një ambient shumë atavik, shumë konservatorë, shumë tradicionalë, mendoj se ardhja ime në Kosovë ishte shok kulturor për Kosovën dhe për shoqërinë e Kosovës për të cilën unë jetoja”.
“Qenia ime, mënyra se si unë sillesha, ngjarjet apo mënyrat se si unë jam raportuar me Kosovën ka bnërë të kuptiojë realitetin e hidhur të jetës, çfarë ndodh me shoqëritë që janë të mbyllura, që janë të traumatizuara, që nuk janë të zhvilluara aq sa duhet si sillen ato me gruan dhe si sillen ato me individin”, ka thënë Lekatari.
Për më shume detaje nga jeta e saj ndiqni videon më poshtë:
The post Në piknik me Zhaklin Lekatarin: Si qëndron e vërteta e “vajzës së ashpër”? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


