Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeJava nis me mot të nxehtë, temperaturat nesër deri në 34 gradë

Java nis me mot të nxehtë, temperaturat nesër deri në 34 gradë

Java e re do të nisë me mot të ngrohtë dhe kryesisht të qëndrueshëm në Kosovë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), të hënën, vendi do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga drejtimet verilindje dhe veriperëndim, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Pra, java nis me temperatura të larta dhe mot kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të pjesshme gjatë ditës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT