Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNë gjendje të dehur gjuajti me armë zjarri, arrestohet gjakovari

Në gjendje të dehur gjuajti me armë zjarri, arrestohet gjakovari

Një burrë në Gjakovë dyshohet se në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë, ndërsa arma me 6 copë fishekë është konfiskuar nga i dyshuari, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: një predhë dhe një gëzojë, ndërsa arma me 6 copë fishekë është konfiskuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

The post Në gjendje të dehur gjuajti me armë zjarri, arrestohet gjakovari appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT