Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeNë ditën e protestës ndalet qarkullimi prej Kosovës në Maqedoni

Në ditën e protestës ndalet qarkullimi prej Kosovës në Maqedoni

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, ka njoftuar se sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka rënë, dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave,veturave dhe autobusëve.

Sipas njoftimit, për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së  qarkullimit, transmeton Klankosova.tv.

“Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot nga ora 16:30 në Shkup do të organizohet protestë nga studentët shqiptarë për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT