Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.
Siç tha ditë më parë, zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh u mbajt në fund të tetorit në Bruksel.
Në këtë takim që zhvillohet në ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog, Miroslav Lajçak, Kosova përfaqësohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga Petar Petkoviq.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


