Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Vushtrri janë përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Shemsi Istrefi dhe Enver Musa.
ë kuadër të përkujtimit janë bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve.
Gjatë ceremonisë është kujtuar sakrifica e tyre në një nga betejat më të rëndësishme të luftës së UÇK-së, e cila zgjati 46 ditë në fshatin Melenicë, si pjesë e Brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


