Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportNdeshjet e superligës, s’ka fitues as në Gjilan as në Klinë

Ndeshjet e superligës, s’ka fitues as në Gjilan as në Klinë

Tollovia e krijuar në zonë shkoi në të mirë të mysafirëve.

Tentimi i Senad Jarovic për ta devijuar topin nuk ishte i saktë me që rast topi përfundoi në portën e Gjilanit.

Kështu Prishtina kaloi në avantazh në ndeshjen në kuadër të xhiros 25 të  Albi Superligës.

E në pjesën e dytë Gjilani nga një ndërprerje pati mundësi të rrezikoj portën por goditja e Armend Thacit shkoi jashtë portës.

Rast të mirë pati edhe për Prishtinën por goditja e Ardian Limanit në minutën 68 u prit nga Kenan Haxhihamza.

Në minutat shtesë Gjilani arriti të barazoj rezultatin, Martin Roganovic arriti të shënoi me kokë.

Kështu Gjilani e Prishtina u ndan në paqe.

Skenari i njejtë ishte edhe në ndeshjen mes Dukagjinit e Dritës.

Fillimisht shënuan mysafirët në minutën 39 pas një goditje me kokë të Denys Kostyshyn.

Drita edhe më tutje rrezikoi portën e Dukagjinit duke goditur transverzalen.

Por pavarësisht rasteve krejt në fund të ndeshjes shënuan vendasit përmes Hekuran Berishës. Në këtë formë Dukagjini evitoi humbjen.

Pas 1 pike të fituar nga Intelektualët tashmë kanë 11 pikë më shumë se vendi i dytë Ballkani.

Kurse Dukagjini me 32 pikë gjendet në vendin e shtatë.

The post Ndeshjet e superligës, s’ka fitues as në Gjilan as në Klinë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT