Avokati Besnik R. Berisha ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij e dashur, Hedije Krasniqi Berisha, duke ndarë me publikun një mesazh prekës lamtumire përmes rrjeteve sociale.
Në postimin e tij, Berisha shprehet se humbja e nënës ka lënë një zbrazëti të madhe në jetën e tij, duke e përshkruar atë si burimin e dashurisë së pakushtëzuar, sakrificës dhe vlerave që e kanë formësuar si njeri.
“Sot, parajsa mori një shpirt të pastër, ndërsa unë humba Nanën time”, ka shkruar ai, duke shtuar se ajo ishte shumë më tepër se një nënë, por udhërrëfyese dhe mbështetëse në çdo hap të jetës.
Berisha theksoi se gjithçka e mirë që mban brenda vetes mban “vulën” e nënës së tij, ndërsa e mbylli mesazhin me fjalët: “Pusho e qetë, e shtrenjta ime. Do të më mungosh në çdo ditë të jetës sime, për sa të kem frymë.”
Varrimi i të ndjerës, do të bëhet nesër, më 25.06.2026, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Volljak.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


