Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në Drenas, pasi gjatë inspektimit janë evidentuar parregullësi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Vendimi për ndalimin e punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Qendror të Punës, masa është marrë pas inspektimit të kryer në objektin në fjalë, ku janë evidentuar shkelje që lidhen me mosmarrjen e masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


