Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNdahet nga jeta punëtori i Komunës së Prishtinës

Ndahet nga jeta punëtori i Komunës së Prishtinës

Ka ndërruar jetë Imri Mustafa, punëtor në Komunën e Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Përparim Rama.

Rama ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.

Postimi i plotë:

 Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut tonë, Imri Mustafa. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.

Imriu ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe një koleg i përkushtuar. Në këto momente të vështira, jemi me zemër dhe mendje pranë familjes dhe të dashurve të tij. Le të ruajmë kujtimin për të.

U prehsh në paqe, Imri!

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta punëtori i Komunës së Prishtinës appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT