Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeNdahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së Ismet Tafilaj

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së Ismet Tafilaj

Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ismet Tafilaj.

Lajmi është bërë i ditur nga Brigada 133 “Adrian Krasniqi” përmes një njoftimi, ku është shprehur ngushëllim për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.

Në njoftim thuhet se veterani do të varroset të hënën në varrezat e fshatit Jabllanicë e Madhe, në një ceremoni ku pritet të marrin pjesë familjarë, shokë dhe ish-bashkëluftëtarë.

“Ngushëllime familjes dhe shokëve të Brigadës 133 Adrian Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Figura e Tafilajt kujtohet nga bashkëluftëtarët si pjesë e brezit që kontribuoi në luftën e UÇK-së në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT