Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMurseli: Iniciativa për FSK-në tregon respekt dhe konsideratë për pjesëtarët e kësaj...

Murseli: Iniciativa për FSK-në tregon respekt dhe konsideratë për pjesëtarët e kësaj force

Gjilani ka liruar nga pagesat shëndetësore pjesëtarët e FSK-së.

Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal është votuar dhe mbështetur iniciativa nga të gjithë anëtarët, pa dallim partie.

Asamblisti, Gentrit Murseli, për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova deklaroi se iniciativa ishte e tij dhe se kjo e tregon respektin dhe konsideratën që duhet të kemi për pjesëtarët e FSK-së.

Ai theksoi se iniciativa vlen për të gjithë pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës, pa dallim se nga janë.

“Sot vetëm e kemi votuar formalisht dhe do të presim periudhën kohore 14 ditë të ligjshmërise dhe presim që kjo iniciative të jetë e plotfuqishme dhe të jetë funksionale”, deklaroi Murseli, duke shtuar se nuk dihet sa do të jetë kostoja e saktë e kësaj iniciative pasi sipas tij, kjo varet nga kërkesa e ofrimit të shërbimeve në këto institucione.

The post Murseli: Iniciativa për FSK-në tregon respekt dhe konsideratë për pjesëtarët e kësaj force appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT