Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka qenë vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Irlandës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.
Muriqi shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 84-t, duke i siguruar Kosovës tri pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kosovar ia dedikoi fitoren ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


