Friday, July 24, 2026
spot_img
HomeLajmeMungesa e Kuorumit: KGjK dështon të trajtojë dorëheqjet e serbëve (VIDEO)

Mungesa e Kuorumit: KGjK dështon të trajtojë dorëheqjet e serbëve (VIDEO)

Gjyqtarët serbë nga veriu i vendit, që kishin dhënë njëkohësisht dorëheqje rreth katër vjet më parë, kanë kërkuar rikthimin në sistemin e drejtësisë.

Mospajtimet nëse kjo kërkesë duhet pranuar ose jo, shkaktuan përplasje të fortë mes anëtarëve të KGJK-së, raporton Klan Kosova.

Se cili do të jetë vendimi i KGjK-së, do të kuptohet në mbledhjet e ardhshme, por është Këshilli Prokurorial i Kosovës ai që tashmë e ka marrë vendimin për prokurorët.

Kërkesa e gjyqtarëve serbë për rikthim në vendet e punës është refuzuar nga KPK-ja.

Ky vendim i KPK-së u dekretua edhe nga Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, çka edhe solli reagime të ashpra nga BE-ja dhe disa vende aleate të Kosovës.

Kronika më poshtë sjell detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT