Dua Lipa dhe Callum Turner po kalojnë ditët e para të martesës së tyre në një atmosferë romantike në Sicili të Italisë, ku janë fotografuar duke shijuar pushimet e muajit të mjaltit.
Çifti është parë pranë brigjeve të Taormina, duke kaluar momente të afërta në det, larg angazhimeve profesionale dhe jetës së ngarkuar publike. Fotografitë e publikuara nga mediat britanike i shfaqin ata duke pushuar në ujërat e kristalta të Mesdheut dhe duke shijuar kohën së bashku.
Për pushimet e tyre luksoze, çifti ka zgjedhur San Domenico Palace, një nga resortet më prestigjioze në rajon, i njohur për pamjet spektakolare dhe standardet e larta të mikpritjes.
Këngëtarja me origjinë shqiptare u paraqit me një stil elegant veror, ndërsa çifti dukej më i afërt se kurrë gjatë qëndrimit në bregdetin italian. Momente të shumta romantike u kapën nga fotografët, duke reflektuar lumturinë e tyre pas kurorëzimit të dashurisë.
Martesa e Duas dhe Callumit u zhvillua fundjavën e kaluar në Sicili, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë emra të njohur nga bota e muzikës, filmit dhe modës. Mes të ftuarve ishin edhe Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn, Grace Gummer, Mark Ronson dhe Charli XCX.
Pas ceremonisë madhështore, të sapomartuarit kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë relaksi në Sicili, duke shijuar peizazhet unike, detin dhe qetësinë e një prej destinacioneve më të njohura turistike në Itali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


