Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeSot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të kufizohet përkohësisht qarkullimi në autoudhë për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë të përgjithshme mbi 20 tonë.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30, për shkak të temperaturave që parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe drejtuesve të automjeteve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT