Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas të dhënave paraprake policore, shtetasi H.B 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç. Në këto mjete udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton TCH.

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT