Gjatë ditës së shtunë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me reshje shiu e bore.
Sipas të dhënave të Meteo Kosova, reshjet pritet të jenë të pranishme që nga orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë pasdites pritet të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara, kryesisht në ato malore, transmeton Klankosova.tv.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 7 gradë Celsius.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


