Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 23 gradë.
Po ashtu, gjatë ditës pritet të fryjë erë e lehtë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 7 metra në sekondë.
Meteorologët bëjnë të ditur se kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës së diel.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


