Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Përleshje me mjete të forta në Prishtinë – një 19-vjeçar...

Ekskluzive | Përleshje me mjete të forta në Prishtinë – një 19-vjeçar pëson frakturë në dorë, tre persona ndalohen

Një përleshje fizike mes tre personave ka ndodhur mbrëmjen e 30 shtatorit në rrugën “Shemsi Mramori” në Prishtinë, ku njëri prej të përfshirëve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 22:00, Policia është njoftuar për një rrahje në zhvillim, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në përleshje janë përfshirë D.Rr., F.Rr., A.Xh,.

Pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, situata dyshohet se ka eskaluar në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe mjete të forta.

Si pasojë, A.Xh, 19-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë frakturë në dorën e majtë.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe, pas përfundimit të trajtimit, është liruar për shërim të mëtejmë në shtëpi.

Të tre personat janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa është marrë në pyetje edhe një dëshmitar lidhur me rrethanat e incidentit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa të tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet për të sqaruar mënyrën se si nisi përplasja dhe rolin e secilit prej tyre po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT