Friday, July 24, 2026
spot_img
HomeLajmeMonumenti historik: Kalaja e Kaçanikut, ‘fortifikatë’ parkingu (VIDEO)

Monumenti historik: Kalaja e Kaçanikut, ‘fortifikatë’ parkingu (VIDEO)

Historinë e ka të vjetër me shekuj, por së fundmi po e kryen edhe një funksion të ri.

Fjala është për kalanë e Kaçanikut që daton që nga shekulli i 16-të, ku hapësira rrethuese që tri vjet me vendim të Komunës po shfrytëzohet si parking, raporton Klan Kosova.

Krejt paratë që mblidhen nga veturat që hyjnë aty, i merr Shoqata e Invalidëve të Luftës në këtë qytet.

Veçse vendimi që u dha nga pushteti lokal, s’i shkoi në vesh atij qendrorit, ani se kanë kaluar 36 muaj.

Bile ata në terren dolën tek pas interesimit të Klanit, që konstatuan se nuk u ndoqën procedurat ligjore për të marrë miratim.

Kalaja e Kaçanikut i përket periudhave mes antikitetit të vonë dhe mesjetës, dhe si e tillë është në listën e Ministrisë së Kulturës si monument nën mbrojtje.

Ndiqeni kronikën e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT