Rrjeten e kundëreshtarit e tundën që në minutën e 17-të.
Futbollistët e Monacos e nisën në mënyrë fantastike duelin e sotëm, ku ishin mysafirë të Toulouse.
Por kur pritej që goli i japonezit Takumi Minamino, t’ia jepte skuadrës së tij 3 pikët e radhës kampionale, doli në skenë Frank Magri, raporton Klankosova.tv.
Kamerunasi barazoi rezultatin në minutat shtesë të këtij takimi, duke mos e lënë kundërshtarin të ngjitet në vendin e tretë në tabelë, pozitë kjo që siguron pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, Toulouse renditet e teta, me 34 pikë, dhjetë më pak se Monaco që mbetet e në vendin e katërt.

The post Monaco nuk e ruan rezultatin deri në fund, Toulouse ia barazon në minutat shtesë appeared first on Klan Kosova.


