Policia e Kosovës ka dhënë informatë shtesë lidhur me mjetin e dyshimtë për të cilin u raportua më herët në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Sipas Policisë, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.
Në deklarimin e parë, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, kishte thënë se rreth orës 17:00 ishte pranuar informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”, pas së cilës ishin ndërmarrë masat e sigurisë dhe ishin angazhuar njësitet përkatëse.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


