Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMjet i dyshimtë në Prishtinë, Policia njofton se ka evakuuar qytetarët

Mjet i dyshimtë në Prishtinë, Policia njofton se ka evakuuar qytetarët

Dyshime për një mjet të dyshuar shpërthyes janë ngritur në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa për arsye sigurie është evakuuar një pjesë e qytetarëve nga perimetri i zonës.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, tha për Sinjalin se Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë pas pranimit të informatës.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Rrustem Hyseni’, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Pllana.

Aktualisht, njësitet përkatëse po merren me trajtimin e mjetit të dyshuar, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nëse bëhet fjalë për një mjet shpërthyes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT