Specializanti i Kirurgjisë Torakale nga Mitrovica, Selman Ajvazi, ka marrë pjesë në një operacion të rrallë, gjatë qëndrimit në Slloveni.
Ajvazi jashtë vendit shkoi për një specializim të veçantë në Klinikën Universitare të shtetit të lartcekur, ndërsa fokusi i këtij trajnimi janë ndërhyrjet kirurgjike në gjoks me metoda bashkëkohore minimale invazive – VATS.
Mjeku nga Kosova në operacion ishte pjesëmarrës si operatori i dytë në transplantin e mushkërive në Klinikën Universitare të Lubjanës, shkruan “Jepi Zë”, përcjell Klankosova.tv.
Ajvazi ka treguar për “Jepi Zë” se me avion privat janë dërguar nga Sllovenia në Gjermani për të marrë mushkëritë nga një pacient në shtetin gjerman.
Pas këtij intervenimi në Gjermani, ai së bashku me ekipin mjekësor janë rikthyer në Slloveni, ku kanë kryer transplantin tek një grua 30-vjeçare.
Dr. Selmani bëhet ndër mjekët e pakët që ka Kosova dhe që merr pjesë në një transplant kaq të ndërlikuar, por që përfundoi me sukses.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


