Mitrovica ka qenë epiqendra e disa ngjarjeve të mëdha këtë vit.
Në jug, Bedri Hamza, kryetar i qytetit, u zgjodh si kandidat për kryeministër, duke e vënë qytetin në fokusin e zhvillimeve politike.
Në veri, më 29 nëntor, një shpërthim në kanalin e “Ibër Lepencit” shënoi një tjetër incident që karakterizoi serinë e shpërthimeve të vogla sporadike gjatë gjithë vitit, njofton Klankosova.tv.
Veriu vazhdon të mbetet një zonë e cenueshme, me aktivitete të policisë që përqendrohen në ndjekjen e grupeve kriminale.
Përkundër sfidave, ka pasur revitalizim ekonomik në veri, me hapjen e bizneseve shqiptare që kanë nisur të operojnë pas 25 vitesh.
Ditëve të fundit, po ashtu muzika shqipe ka filluar të dëgjohet në këtë zonë, duke shënuar një moment simbolik.
Për të gjitha këto dhe më shumë detaje, ndiqeni korrespondentin Urall Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


