Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta dhe benzina shtrenjtohen

MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta dhe benzina shtrenjtohen

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve për sot.

Sipas çmimeve të përcaktuara, një litër naftë do të shitet deri në 1.72 euro, ndërsa benzina deri në 1.57 euro për litër.

Ndërkohë, gazi mbetet me të njëjtin çmim, 0.63 euro për litër.

Krahasuar me ditën e djeshme, çmimi i naftës është rritur për 2 centë, nga 1.70 në 1.72 euro për litër. Edhe benzina është shtrenjtuar për 2 centë, nga 1.55 në 1.57 euro.

Çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT