Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeMINT njofton për çmimet e reja të derivateve për sot: Nafta 1.86 euro...

MINT njofton për çmimet e reja të derivateve për sot: Nafta 1.86 euro e benzina 1.44 euro

Për dallim nga dy ditët e fundit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur se çmimi i naftës do të jetë më i ulët.

Sipas ministrisë, nafta nuk mund të jetë më e shtrenjtë se 1.86 euro për litër, benzina jo më shumë se 1.44 euro për litër dhe gazi jo më shtrenjtë se 0.85 euro për litër.

Ky vendim, sipas ministrisë, është pjesë e mekanizmit rregullator për stabilizimin e tregut të karburanteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e çmimeve.

Të premten, çmimi i naftës ishte 1.89 euro për litër, benzina 1.47 euro për litër, ndërsa gazi 0.82 euro për litër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT