Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajme“Milionat në letër, centët në xhep” – Kjo është pasuria aktuale e...

“Milionat në letër, centët në xhep” – Kjo është pasuria aktuale e kryeministrit Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas raportit, nuk ka ndryshime në pasuritë e paluajtshme. Para të gatshme në emër të tij ka deklaruar 16.41 centë, ndërsa figuron edhe banesa e bashkëshortes me vlerë 530 mijë euro.

Kursimet e tij personale kanë rënë ndjeshëm, ndërsa qiraja e banesës është rritur nga 250 në 350 euro.

Në deklarim përfshihen edhe të ardhurat vjetore prej 21,315 euro nga paga e tij si kryeministër dhe 51 mijë euro të bashkëshortes, si dhe një kredi e mbetur prej 160 mijë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Milionat në letër, centët në xhep” – Kjo është pasuria aktuale e kryeministrit Albin Kurti appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT