Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, në emisionin “DPT te Fidani”, tha se sipas mënyrës së qeverisjes së partisë në pushtet, Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do të duhej të dilte me 16 deri në 18 për qind të votave.
Miftaraj tutje u shpreh se edhe kjo përqindje është e madhe për partinë në pushtet, transmeton Klankosova.tv.
“Besimi im ka qenë se do të duhej t’i fitonte 16 deri në 18 për qind, në bazë te rezultateve që i ka pasur. Me mënyrën se si ka qeverisur, do të thotë se 16 deri në 18 për qind kanë qenë shumë. Por tek ne është ndërtuar mendimi ku partitë politike i shohim si ekipe të sportit, në humbje e fitore je me ekipin tënd”, tha ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


