Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do të përballet më 1 tetor në ndeshjen tretë të Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Megjithatë, ndeshja nuk do të zhvillohet në Izrael, por në Drebrecen të Hungarisë. Do të luhet në stadiumin Nagyerdei, i cili ka një kapacitet prej 20 mijë ulëseve.
Izraeli vazhdon të shfrytëzojë vende neutrale për ndeshjet e tij.
Vendin e organizimit të ndeshjes Izrael – Kosovë e ka bërë të ditur UEFA.
Është hera e parë që “Dardanët” paraqiten në Ligën B.
Kosova e nis paraqitjen saj në Ligën e Kombeve kundër Irlandës më 24 shtator. Pas ndeshjes kundër Irlandës në Prishtinë, Kosova tri ditë më vonë do të përballet në Vjenë me Austrinë.
Më 1 tetor e luan kundër Izraelit në Debrecen, ndërsa ndeshjen tjetër të tetorit e luan kundër Austrisë në Prishtinë.
Në Prishtinë më 14 nëntor e pret Izraelin, kurse ndeshjen e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve e luan kundër Irlandës në Dublin më 17 nëntor.
Izraeli ishte kundërshtar i Shqipërisë në miqësoren e qershorit.
Kishte shumë kundërshtime.
Para ndeshjes, faqet zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale ishin të mbushura me komente që kundërshtonin këtë miqësore, për shkak të kundërshtarit që ishte zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Kundërshtimet për ndeshjen me Izraelin janë të mëdha edhe në Irlandë.
Kosova e kishte Izraelin kundërshtar edhe në kualifikimet e Evropianit 2024.
Ndeshja në Tel Aviv kishte përfunduar baras 1:1, kurse në Prishtinë, Kosova fitoi 1:0.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


