Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeMërgata zemërgjerë, pas pavarësisë dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë (VIDEO)

Mërgata zemërgjerë, pas pavarësisë dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë (VIDEO)

Me regjistrimin e fundit të popullsisë rreth 600 mijë kosovarë del se jetojnë në mërgim.

Kjo kategori ka qenë dorëlirë në drejtim të atdheut, si gjatë luftës, pavarësimit dhe shtetndërtimit.

Kështu diaspora shqiptare ka qenë një arkë floriri, që është hapur në ditë të vështira.

13 miliardë e 751 milionë euro janë dërgesat e emigrantëve në drejtim të Kosovës për 17 vjet sa ajo është shtet.

Në vitin e mëvetësimit, diaspora kishte dërguar 608.7 milionë euro. Ndërkaq nga 2021-ta ato që në ekonomi njihen si remitanca kanë kaluar një miliardëshin.

 

 

The post Mërgata zemërgjerë, pas pavarësisë dërgoi 13.7 miliardë euro në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT