Tifozët e klubit spanjoll Getafe, gjatë ndeshjes së sotme ndaj Partizanit, kanë bërë thirrje nga tribunat “Kosova është Serbi”.
Për këtë ngjarje kanë raportuar edhe mediat në Serbi. Portali “SportKlub” i medias serbe N1 ka publikuar një video nga momenti kur, sipas tyre, dëgjohen tifozët duke bërë këto thirrje.
Megjithatë, videoja e publikuar në artikull nuk mund të shikohet nga IP adresat në Kosovë.
Kur tentohet të hapet videoja, shfaqet mesazhi: “Na vjen keq, video-përmbajtja nuk është e disponueshme në shtetin tuaj”.
Kështu, pretendimi i tifozëve se “Kosova është Serbi” shoqërohet me një kufizim që e bën videon të padisponueshme pikërisht në Kosovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


