Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeSportMë në fund pak "dritë" për Manchester Cityn, fiton në Leicester

Më në fund pak “dritë” për Manchester Cityn, fiton në Leicester

Savinho dhe Haland u kujdesën që me golat e tyre, Manchester City të kthehet te fitorja.

Skuadra e Pep Guardiolës ka mbetur prapa në luftë për titull, pasi me triumfin e sotëm, është afruar vetëm në 14 pikë ndaj Liverpoolit.

Këta të fundit bile, kanë edhe një ndeshje tjetër për ta zhvilluar, ku me fitore eventuale, do të shkëputeshin edhe më shumë, raporton Klankosova.tv.

Duke parë gjendjen aktuale, kampioni aktual i Anglisë, luftën reale do ta ketë për Top-4, pasi mbrojtja e titullit, duket shumë larg.

“Qytetarët” gjenden aktualisht në pozitën e pestë në tabelë, me 31 pikë të grumbulluara, katër më pak se Chelsea i vendit të katërt, pesë më pak se Arsenali, e gjashtë diferencë me Notingham Forestin që gjendet i dyti.

Manchester City e zhvillon ndeshjen e radhës në Premier League, kundër West Ham-it, më 4 Janar 2025.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT