Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajme“Më goditi punëtorja e MPB-së, por fajin ma lanë mua” – Qytetari...

“Më goditi punëtorja e MPB-së, por fajin ma lanë mua” – Qytetari në Malishevë kërkon drejtësi (VIDEO)

Një aksident trafiku i ndodhur më 6 qershor në Malishevë ka nxitur ankesa dhe dyshime për mënyrën e trajtimit të rastit nga policia.

Afrim Morina, i cili u shpall fajtor dhe u gjobit me 300 euro, pretendon se gruaja me të cilën u aksidentua ishte prezantuar si zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se kjo mund të ketë ndikuar në trajtimin e rastit.

Për Kiks Kosovën, bashkëshorti i saj deklaroi se ajo punon në MPB dhe se në momentin e aksidentit po përdorte veturë të punës. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se Shëndrita Latifi nuk është e punësuar në asnjë strukturë të saj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rrethanat e aksidentit janë vërtetuar përmes kamerave të sigurisë dhe dëmtimeve në automjete, ndërsa gjoba është shqiptuar sipas ligjit.

Pas ankesës së qytetarit, Inspektorati Policor i Kosovës ka shqyrtuar rastin dhe ka vlerësuar se nuk ka elemente të veprës penale, por lëndën e ka përcjellë për trajtim administrativ-disiplinor në Drejtorinë për Hetime të Brendshme të Policisë së Kosovës.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT