Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeMe cilën parti dëshiron të bëjë koalicion? Ja si përgjigjet Gërvalla (VIDEO)

Me cilën parti dëshiron të bëjë koalicion? Ja si përgjigjet Gërvalla (VIDEO)

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla në emisionin “DPT te Fidani” nuk iu përgjigj pyetjes se me kë do ajo të bëjë koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo u shpreh se nuk i pëlqen të përgjigjet ndaj pyetjeve hipotetike, ndërsa shtoi se beteja është a po përfaqësohet mendimi i sovranit apo jo, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk kam qejf t’u përgjigjem aspak pyetjeve hipotetike. Askush nuk e mohon të drejtën e qytetarit për të votuar kë do qytetari të votojë. Beteja është që të nxjerrim sa më shumë qytetarë, me qëllim që pasqyra të jetë sa më reale edhe sa më e drejtë. Kjo është beteja e vërtetë, sepse kemi një pjesëmarrje në zgjedhje, në një përqindje të vogël, atëherë gjithmonë mbetet dilema se a është duke u përfaqësuar mendimi i sovranit apo jo?”, tha Gërvalla.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT