Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeFranca fiton lehtësisht ndaj Irakut, kualifikohet tutje

Franca fiton lehtësisht ndaj Irakut, kualifikohet tutje

Franca ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Kupën e Botës, duke mposhtur Irakun me rezultat të pastër 3:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve.

“Nënkampionët e botës” kaluan në epërsi në minutën e 14-të, kur Kylian Mbappe realizoi një gol të bukur nga distanca pas asistimit të Michael Olise.

Pas përfundimit të pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për më shumë se dy orë për shkak të rrezikut nga stuhitë dhe rrufetë.

Me rifillimin e takimit, Mbappe realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 54-të, kësaj radhe pas asistimit të Ousmane Dembele.

Golin e tretë për Francën e shënoi fituesi aktual i Topit të Artë në minutën e 66-të, pas një tjetër asistimi nga Olise, duke vulosur fitoren 3:0.

Me këtë triumf, Franca ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe siguron kualifikimin në fazën e 1/16 së finales së Kupës së Botës.

Në anën tjetër, Iraku mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para në grup.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT