Fotografi të reja të Conor McGregor janë publikuar vetëm pak javë para rikthimit të tij të shumëpritur në UFC, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave sportive.
Irlandezi, i cili nuk ka luftuar që nga korriku i vitit 2021 pas dëmtimit të rëndë në këmbë ndaj Dustin Poirier në UFC 264, po përgatitet për një rikthim të madh në oktagon pas një pauze disa vjeçare.
Sipas pamjeve të fundit të publikuara në rrjetet sociale, McGregor shihet në formë të mirë fizike dhe duke intensifikuar stërvitjet e tij, përfshirë edhe seanca në ambiente të hapura si plazhi, në prag të përballjes së tij të radhës.
Rikthimi i tij pritet të ndodhë në UFC 329, ku do të përballet me Max Holloway në një revansh të shumëpritur, 13 vite pas duelit të tyre të parë në UFC.
Megjithatë, opinionet janë të ndara për shanset e tij. Shumë analistë e shohin Holloway si favorit, për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm dhe formës së qëndrueshme gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, tifozët e McGregor besojnë se rikthimi i tij mund të sjellë surpriza, nëse arrin të rikthejë saktësinë dhe fuqinë që e bëri një nga emrat më të mëdhenj në historinë e UFC-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


