Tri qendra masazhi janë mbyllur në Kosovë si rezultat i kontrolleve të realizuara nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, gjatë ditëve të fundit janë kryer gjithsej 98 inspektime në qendra masazhi dhe lokale muzikore në gjithë territorin e vendit.
Si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, dy në Gjakovë dhe një në Rahovec.
Po ashtu, gjatë inspektimeve janë shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


