Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeMbrojtja nga ekstremizmi: Të rinjtë e Ballkanit të mos bëhen terroristë (VIDEO)

Mbrojtja nga ekstremizmi: Të rinjtë e Ballkanit të mos bëhen terroristë (VIDEO)

Të pranishëm ishin mbi 60 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Këta, në Klan Arena i mblodhi Forumi i Çështjes kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Ky organizim, që po bëhet për të parën herë, u tha që ka një qëllim.

“Ideja është me e pa se çfarë mund të bëjë shoqëria civile dhe se si ne të gjithë mund të japim një kontribut për t’i mbrojtur të rinjtë dhe shoqërinë tonë nga këto rreziqe”, ka thënë organizatorja Fatjona Mejdini, raporton Klan Kosova.

Mysafirët përmes shembujve, para nikoqirëve e paraqiten edhe gjendjen në vendet prej nga vijnë. U përmenden edhe faktorët që i sjellin këto dy fenomene.

Ky ishte organizim i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, e mbështetur nga Qeveria Holandeze.

The post Mbrojtja nga ekstremizmi: Të rinjtë e Ballkanit të mos bëhen terroristë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT