Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeMbrojtësi i Dritës largohet me autoambulancë nga ndeshja me Drenicën

Mbrojtësi i Dritës largohet me autoambulancë nga ndeshja me Drenicën

Mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, është larguar me autoambulancë nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ai mbeti për disa minuta i shtrirë pasi pengoi me kokë një gjuajtje të një futbollisti të Drenicës. 

Bejtullai mori ndihmën e parë në fushë, ndërsa me autoambulancë u largua nga stadiumi ku po luhet ndeshja Drenica – Drita.

Është raportuar se gjendja e Bejtullait është stabile.

Ndeshja rifilloi në minutën e 62-të, pas largimit të autoambulancës nga fusha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT