Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar i ka dërguar një mesazh presidentit amerikan Donald Trump me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke vlerësuar marrëdhëniet e ndërtuara mes dy vendeve gjatë dy shekujve e gjysmë.
Në letrën e tij, monarku britanik thekson se raportet mes Britanisë dhe SHBA-së kanë kaluar nga konfliktet historike në një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.
“Historia e marrëdhënieve mes dy kombeve tona është një histori transformimi të jashtëzakonshëm – nga tejkalimi i konflikteve deri te krijimi i një prej aleancave më të ngushta dhe më të suksesshme në botë”, shkruan Charles.
Ai shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e vlerave dhe objektivave të përbashkëta.
Në të njëjtën kohë, Ambasada Britanike në Uashington publikoi një mesazh simbolik në rrjetet sociale për të shënuar përvjetorin, duke e quajtur SHBA-në “ish-in më të mirë që kemi pasur ndonjëherë”, në një referencë humoristike ndaj ndarjes historike mes dy vendeve dhe marrëdhënieve të tyre të sotme si aleatë të ngushtë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


