Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeMblidhet qeveria, shqyrton masat për produktet bazë

Mblidhet qeveria, shqyrton masat për produktet bazë

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot një mbledhje, rreth një orë e gjysmë para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Gjatë saj, pritet të diskutohet projektligji për masat e përkohshme mbi produktet bazë në situata të veçanta të destabilizimit të tregut.

Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme, që nga shkurti edhe në Kosovë ka nisur shtrenjtimi i naftës dhe i disa produkteve tjera.

Në rend dite, në mbledhjen e Qeverisë janë edhe disa pika të tjera.

Ndërkohë, sa i përket rritjes së çmimit të naftës, sot, edhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, e thirur nga LDK-ja, por e mbështetur edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT