Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajme49-vjeçari me urdhërarrest aktiv ndalohet në Shtime, dërgohet në vuajtje të dënimit

49-vjeçari me urdhërarrest aktiv ndalohet në Shtime, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një 49-vjeçar është ndaluar sot në Shtime nga Njësia e Trafikut Rajonal, pasi gjatë verifikimit policor është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv për veprën penale “Mashtrimi”.

Rasti, siç thuhet në komunikatë, ka ndodhur rreth orës 17:20, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit në Shtime, kanë ndaluar një automjet të markës Opel Combo, me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore.

Pas kontrollit të të dhënave, policia ka identifikuar shoferin me inicialet A.D., 49 vjeç, për të cilin ishte në fuqi një urdhërarrest.

“Pas kompletimit të dokumentacionit dhe procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim”, thotë Policia./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT