Policia e Tiranës ka angazhuar mbi 1200 efektivë për protestën e Partisë Demokratike që mbahet sot në orën 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Autoritetet kanë hartuar një plan të posaçëm masash, duke kufizuar qarkullimin në disa segmente rrugore që prej mesnatës dhe duke ndaluar parkimin në zonën përreth pas orës 15:00.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe organizatorëve për respektimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


